Kryeministri, Albin Kurti, në fillimin e këtij viti, kur po shijonte teleferikun në bukuritë natyrore të Brezovicës, ishte parë të shoqërohej edhe me njërën prej bashkëpunëtoreve të tij të afërta, Daulina Osmani, që mban postin e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kurti po merrte pjesë në përfundimin e një projekti të Ministrisë së Kulturës. Ky projekt sportiv me destinacion Brezovicën, i kishte kushtuar Ministrisë 335 mijë euro, të cilat dhënë Organizatës Joqeveritare, Federatës së Sportit Shkollor. Kjo e fundit, e shpall fituese të tenderit kompaninë ‘Omnisport’ – ku në mesin e pronarëve, është edhe Alban Xhambazi, burri i motrës së zëvendësministres, Daulina Osmani. Disa prej dokumenteve më të rëndësishme të projektit, i ka sot ekskluzivisht Periskopi, ndërkaq palët përgjegjëse për implementimin e projektit, duken mjaft kontradiktore në deklarata. Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në ditën e fundit të programit tre javorë, ishte bërë lajm sensacional, shkaku që Kurti provoi teleferikun në Brezovicë, me zëvendësministren e Kulturës, Daulina Osmani, që njëherit njihet si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit. Sipas projektit, 400 nxënës të shkollave fillore, duhej të ishin pjesëmarrës në këtë program. (Persikopi)
