Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me 18 Prill 2018, në orën 12:00, shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve. Në prezencën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim GASHI, do të promovohen botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës, si:
Harta Arkeologjike e Kosovës, Vëllimi i III-të
Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut
Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt
Me këtë rast, do të ndahen tri mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë arkeologjike.
Aktiviteti mbahet në Parkun arkeologjik (Lapidariumi përballë Muzeut të Kosovës).