Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka shpenzuar 15 mijë e 847 euro për dreka, darka e bileta

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka shpenzuar plot 15 mijë e 847 euro. Këto para u shpenzuan nga ministri Hajrulla Çeku dhe dy zëvendësit e tij Daulina Osmani dhe Sylejman Elshani. Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, vetëm ministri Çeku për gjashtë muaj ka shpenzuar 8 mijë e 100 euro. Zëvendësministrja Daulina Osmani shpenzoi 4 mijë e 046 euro, ndërkaq zëvendësministri Sylejman Elshani i vetëm shpenzoi 2 mijë e 414 euro. Nga 15 mijë e 847 euro sa u shpenzuan në total për gjashtë muaj nga treshja e MKRS-së, 3 mijë e 834 euro u shpenzuan vetëm për bileta për udhëtime zyrtare. Këto udhëtime u realizuan në Vjenë, Gjenevë, Turqi, Bruksel, Venecia, Palermo e Kongo e vende të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …