Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpenzuar vjet rreth 400 mijë euro për pagat e 62 punonjësve të komunitetit serb, edhe pse ata nuk kanë shkuar fare në punë. Kjo është një prej gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në raportin për Ministrinë që udhëhiqet nga Liburn Aliu. Në raportin e ZKA-së, theksohet se kjo çështje po përsëritet dhe se ministria ende nuk ka arritur të ndërmarrë masa. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2023 ishte 398 mijë e 164 euro. Për Ministrinë, kjo çështje është mjaft sfiduese për sistemin e tyre në hapësira të përcaktuara të punës, për faktin që edhe nuk kanë objektiva të përcaktuara të punës, prandaj edhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në ministri”, thuhet në raport. Auditori ka vlerësuar se pagat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmëri në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të paarsyetuara dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë. Pagat, pa marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës, i marrin edhe 10 deputetë të Listës Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …