Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka njoftuar të gjithë kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se do të fillojë testimi fizik për ta, duke filluar nga data 5 tetor deri në datën 10. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se java e dytë për testin fizik do të bëhen në kazermën “Skenderbeu” në Ferizaj. Ministria njofton se kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të jenë me pajisjet sportive, të kenë me vete fletëdëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi, dhe nuk duhet të kenë me vete orët dhe telefonat e mençur. Po ashtu, kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar dhe kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …