Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur në një organizim të FSK-së për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës më 24 shtator. Hovenier ka thënë se Ministria e Mbrojtjes ka demonstruar pjekuri profesionale atë ditë, duke ngritur reputacionin e tyre si partner i besueshëm duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë me përshkallëzim të situatës ditën e sulmit në Banjskë. Dua ta përmend se gjatë sulmit të 24 shtatorit në sovranitetin e Kosovës nga një grup i armatosur paramilitar, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrja e Mbrojtjes kanë demonstruar pjekurinë profesionale dhe durimin e tyre duke lartësuar reputacionin e tyre si partner të besueshëm duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë në përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë Hovenier. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot kanë mbajtur konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …