Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se do të organizojë konferencë me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, ku do të marrin pjesë liderët shtetërorë. Konferenca do të mbahet të enjten, më 30 janar 2025, duke filluar nga ora 10:00, në hotel “Emerald” – Prishtinë. Temat që do të trajtohen janë: mbrojtja gjithëpërfshirëse, siguria e zinxhirit të furnizimit, qëndrueshmëria ushtarake dhe rezistenca kibernetike. Qëllimi i kësaj konference është të eksplorojë strategji inovative, të ndajë praktikat më të mira dhe të forcojë bashkëpunimin në përballimin e sfidave të përbashkëta. Gjithashtu, kjo konferencë synon të nxisë dialogun dhe të ndërtojë ura mes perspektivave të ndryshme për të identifikuar rrugët më efektive drejt rritjes së qëndrueshmërisë kombëtare në të gjitha dimensionet e saj: të sigurisë, ekonomike, sociale, mjedisore dhe institucionale. Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në mbulimin dhe promovimin e iniciativave që ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit mbi sfidat e qëndrueshmërisë kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në gjithë vendin
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pasi protestuesit kanë vërshuar në …