leoni

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dënon deklaratat e pamatura të zyrtarit të lartë grek

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dënon deklaratat e pamatura të zyrtarit të lartë grek

Autoritetet turke kanë reaguar kundër deklaratave të fundit të ministrit grek të Mbrojtjes dhe i kanë cilësuar si komente provokuese. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë i bërë thirrje këtij zyrtari të sillet në një mënyrë që “i ka hije dinjitetit të pozitës së tij”. “Ne e dënojmë fuqimisht ministrin grek të Mbrojtjes për deklaratat e tij të reja në një kanal radiofonik, të cilave u mungon edukata, njohja dhe përgjegjësia…” Ministria turke i quan veçanërisht provokuese komentet e Panos Kammenos,  në një kohë kur të dy vendet po përpiqen të bashkëpunojnë për çështjet dypalëshe dhe rajonale. Ai grek ka ngjallur zemërim prej ditësh në Turqi dhe me deklaratat e tij për kryetarin,  Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …