Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar se i janë vrarë dy ushtar dhe plagosur katër ushtarakë të tjerë. Gjithashtu njofton se gjatë ditës së djeshme ( e shtunë, 19 shkurt ) janë evidentuar 122 shkelje nga forcat ruse. Kjo ministri njofton gjithashtu se ka pasur goditje nga artileria e rëndë afër ndërtesave të banimit. “Duke vepruar kështu, armiku po përpiqet të detyrojë njësitë e forcave të armatosura të Ukrainës që të hapin zjarr në përgjigje, në mënyrë që të akuzojnë më tej mbrojtësit ukrainas për granatimet e civilëve”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …