Ministria e Mbrojtjes pranon një donacion me vaksina kundër virusit korona nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi

Ministria e Mbrojtjes pranon një donacion me vaksina kundër virusit korona nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka pranuar donacion me vaksina antiCOVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi. Mehaj në një postim në rrjetin social shkruan se ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac. “Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez. Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq. Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac. Bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen që si dy vendeve fqinje me kapacitetet tona të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …