Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për vitin akademik 2020/2021, për pranim të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në disa qendra ushtarake. Sipas një video mesazhi nga zyra e informimit publik të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, konkursi do të jetë i hapur nga data 25 qershor deri më 03 korrik.
