MFSK-ja është zotuar ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës

Ministria e Mbrojtjes sot mbanë konferencë me temën, Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara

Ministria e Mbrojtjes do të organizojë konferencë me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, ku do të marrin pjesë liderët shtetërorë. Konferenca do të mbahet sot  më 30 janar 2025, duke filluar nga ora 10:00, në hotel “Emerald” – Prishtinë. Temat që do të trajtohen janë: mbrojtja gjithëpërfshirëse, siguria e zinxhirit të furnizimit, qëndrueshmëria ushtarake dhe rezistenca kibernetike.

Qëllimi i kësaj konference është të eksplorojë strategji inovative, të ndajë praktikat më të mira dhe të forcojë bashkëpunimin në përballimin e sfidave të përbashkëta. Gjithashtu, kjo konferencë synon të nxisë dialogun dhe të ndërtojë ura mes perspektivave të ndryshme për të identifikuar rrugët më efektive drejt rritjes së qëndrueshmërisë kombëtare në të gjitha dimensionet e saj: të sigurisë, ekonomike, sociale, mjedisore dhe institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …