Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e mbështet komunën e Skenderajt me një milion euro

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e mbështet komunën e Skenderajt me një milion euro

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka vizituar Komunën e Skenderajt dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Klina”, i financuar nga MMPH. Ai, u shpreh se si ditë e parë e punës si ministër, dhe jo më si ushtrues detyre, është kënaqësi që ta fillojë në Komunën e Skenderajt për të punuar për përmirësimin e kushteve të mjedisit. “Lumi Klina, të cilin ne sivjet këtë segment e mbështesim me 200 mijë euro do të ketë ndikim në disa aspekte, do të parandalojë vërshimet e mundshme në këtë pjesë, do të ruaj biodiversitetin, do t’ia kthejë një pamje më të mirë gjithë kësaj pjese të lagjes së Spahiajve, por nuk është angazhimi ynë i vetëm. Po ashtu MMPH këtë vit mbështet edhe disa projekte të tjera, edhe katër projekte të tjera në një shumë rreth 1 milion euro në komunën e Skenderajt dhe në bashkëpunim me kryetarin edhe në vitin 2019 do të zhvillojmë projekte të rëndësishme të fushës së mjedisit këtu”. Ai tha se problemet e qytetarëve të Skenderajt janë edhe probleme të MMPH duke shtuar se do tu japë zgjidhje aty për ta shndërruar këtë komunë në komunë atraktive.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …