Shumica e shteteve të botës kanë uruar Shqipërinë për 28 nëntor, në mesin e tyre edhe NATO-ja

Ministria e Pakicave në Mal të Zi hartoi një variant të ri të projektligjit për përdorimin e simboleve kombëtare

Ministria e Pakicave në Mal të Zi ka hartuar një variant të ri të projektligjit për përdorimin e simboleve kombëtare. Për ministrin Mehmed Zeka, ky projektligj është një variant më i avancuar dhe që mënjanon disa mangësi të ligjit të mëparshëm. Projektligji i ri për herë të parë në këtë shtet  mundëson që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5%. “Për manifestime politike, kulturore, private qytetari i pakicave është i lirë t’i përdorë simbolet. Në komunat ku ka 5 për qind pakica përdorimi i flamurit është i detyrueshëm që të ngrihet në zyrat e komunave”, ka thënë ministri i pakicave kombëtare, Mehmet Zeka. Ky projektligj ishte një nga kushtet kryesore të vendosura nga partitë shqiptare në Mal të Zi për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …