Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe EUROPOL-i nënshkruajnë̈ marrëveshje bashkëpunim

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i nënshkruajnë̈ marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i nënshkruajnë̈ marrëveshje bashkëpunimi. Me këtë rast, ministri Agim Veliu tha se, me këtë nënshkrim Policisë se Kosovës do t’i ofrohet një mjet i nevojshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin. “Sot është një dite e rëndësishme e Kosovës, kemi avancuar kapacitetet tona në luftën kundër krimit të organizuar. Puna me Europol ka vazhduar qysh ne vitin 2016 duke bërë përpjekje të vazhdueshme bashkë me Policinë e cila ka dëshmuar punën e saj. Lufta kundër krimit kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim ndërkombëtarë. Policia e Kosovës përkundër kapaciteteve profesionale, ka qenë e hendikupuar nga mungesa e shkëmbimit të informacioneve. Mirë po tani me këtë nënshkrim Policisë se Kosovës do t’ju ofrohet një mjet i nevojshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin, rrjedhimisht kjo do te ndikoj në ruajtjen e Kosovës, rajonit dhe Evropës. Përmes kësaj marrëveshje Policia e Kosovës trajtohet në mënyrë te barabartë ashtu si Policia e rajonit”, tha Veliu.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …