Ministria e Punëve të Brendshme i apelon qytetarët për kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme e vazhdon afatin për legalizim të armëve deri më 17 Shtator 2019

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt konferenca për media për vazhdimin e afatit për legalizim të armëve. Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme respektivisht Qeverisë për vazhdimin e fazës së dytë të kampanjës për legalizimin e armëve do të zgjasë deri më 17 Shtator 2019. Koordinatori Nacional i Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla të Lehta dhe të Eksplozivëve, njëherit zëvendësministër i MPB-së,  Izmi Zeka tha se qëllimi i këtij vendimi është që bashkërisht të inkurahen të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që gjenden për pushime në Republikën e Kosovës për të shfrytëzuar mundësinë për legalizimin e armëve.

Zeka vuri në dukje se Kosova ka bërë progres në kontrollin e armëve, mirëpo ende mbetet sfidë kontrollimi i armëve. Ai tha se përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta paraqet një kërcënim për qytetarët dhe jetën e tyre. Në kampanjën e parë për legalizimin e armëve ka pasur rreth 1428 kërkesa për legalizim, rreth 682 pëlqime të lëshuara dhe 7 kërkesa për de-aktivizim. Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1300 armë respektivisht në vitin 2016 ka konfiskuar 1292 armë, në vitin 2017 ka konfiskuar 1211 armë ndërsa në vitin 2018 ka konfiskuar 1473 apo gjithsej 6176 konfiskime dhe legalizime.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …