MPJ reagon pas propagandimit të përhapur nga Serbia për Marrëveshjen e Brukselit për Lirinë e Lëvizjes

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon përdorimin e armëve kimike ndaj civilëve në Siri

Përmes një deklarate për media, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë thekson, se “dënon me forcë sulmin me armë kimike në Siri, kundër civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë. Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike dhe një tjetër veprim të pa tolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri”, shton MPJ. Shqipëria mbështet përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë. Ministria e Jashtme shqiptare thekson se ndalimi i armiqësive dhe arritja e një zgjidhjeje politike, janë rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe pasojave katastrofale të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …