Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës i ka refuzuar vizat një delegacioni nga Policia e Kosovës i cili këtë javë është dashur të jetë në Barcelonë. Spanja është një nga vendet evropiane që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe si rrjedhojë, nuk i njeh as pasaportat e shtetit. Delegacioni i Policisë së Kosovës është dashur të merrte pjesë në konferencën, Kongresi Ndërkombëtar i Policeve Femra, në Barcelonë që është mbajtur nga e diela në të martën, qëllimi i të cilit ka qenë forcimi i rolit të femrave në forca të ndryshme policore dhe njohja më e madhe e detyrave të tyre. Nga ky Kongres, ftesë ka marrë një kolonele nga Policia e Kosovës për të prezantuar të arriturat në vend. Mirëpo, Ministria e Jashtme e Spanjës për shkak të pasaportës së Kosovës, ka refuzuar kërkesën për t’u pajisur me vizë. Refuzimi është bërë nga Ambasada e Spanjës në Maqedoni. Policia e Kosovës ka treguar se Ambasada nuk ka dashur që arsyetimin për refuzim ta shkruajë në letër, por e ka dhënë vetëm gojarisht.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …