Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një reagimi publik është munduar ta arsyetojë pagën e Gani Jakupit, i cili si këshilltar i kësaj ministrie merr 7 mijë e 500 euro pagë mujore. Në reagim thuhet se, kontrata e përfolur është lidhur në kuadër të shtimit të kapaciteteve të Republikës së Kosovës për të depërtuar sidomos tek disa shtete të caktuara, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës si dhe për të ofruar konsulencë të mirëfilltë në fushën e diplomacisë publike dhe kulturore. Konsulenti i përzgjedhur qenka një artist i njohur në qarqet e gjera kulturore dhe artistike të Evropës Perëndimore, e sidomos në Francë, Belgjikë dhe Spanjë, por edhe në një pjesë të madhe të shteteve të Amerikës Latine, por kush e njeh atë në Kosovë duke se nuk ka rëndësi për ministreshën, Shvarc.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …