Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka përgënjeshtruar raportimet e medieve serbe për të ashtuquajturën “Listë të Zezë” dhe ekzistimin e ndonjë vendimi nga ana e institucioneve të Kosovës, nëpërmjet të së cilës i ndalohet hyrja apo vizitat eventuale në territorin e Republikës së Kosovës zyrtarëve më të lartë të shtetit fqinj – Serbisë. Ministria rikujton se për dallim nga praktikat e hartimit të ‘Listave të Zeza’ dhe ‘personave të padëshiruar’ nga shteti fqinj, që kanë përfshirë, por nuk janë kufizuar vetëm në ndalimin dhe moslejimin e hyrjes në territorin e tyre të sportistëve, artistëve, akademikëve, shtetasve ordinerë, që kanë vizituar të afërmit e tyre dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë nga Republika e Kosovës, institucionet e Kosovës kanë zbatuar në frymë dhe në shkronjë Marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon në mënyrë të qartë se si zhvillohen vizitat e zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet respektive”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …