Përhapja e variantit “Delta” ka rritur interesimin e qytetarëve për të marrë vaksinën kundër Coronavirusit, kështu ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai thekson se pavarësisht procesit të vaksinimit institucionet shëndetësore duhet të jenë të gatshme për çdo variant që mund të paraqitet. Sipas tij, ajo çka mbetet brengosëse është një numër i qytetarëve që hezitojnë të vaksinohen. Hoti thotë se vaksina është opsioni i vetëm për ta përballuar çfarëdo situate epidemiologjike që mund të shfaqet në vijim.
