Rreth 500 punëtorë shëndetësorë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës gjatë muajit mars

Ministria e Shëndetësisë e bënë të ditur planin për vaksinimin e popullatës kundër Covid-19, që do të realizohet në tri faza

Gjatë këtij muaji pritet që të arrijë kontingjenti i parë, prej 100 mijë e 800 vaksinave të COVAX në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka bërë planin për vaksinimin e popullatës kundër Covid-19. Plani është përpunuar në detaje për tre faza të vaksinimit. I cili pritet të nis gjatë këtij muaji. Qendrat e Mjekësisë Familjare do të jenë vendet kryesore ku do të behët vaksinimi i qytetarëve. Derisa bëhet e ditur se procesi mund të nis në ndonjë vend tjetër. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë, se vaksinimi do të bëhet nëpër QKMF. Duke shtuar se punonjësit e këtyre qendrave janë duke bërë trajnime për disa module edhe të vaksinimit kundër COVID-19. Të parët që do të marrin vaksinën kundër COVID-19 nga kontingjenti i parë, janë punonjësit shëndetësor, personat mbi 85-vjeç, personat me sëmundje kronike etj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …