Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka nënshkruar kontratë për blerjen e dozave të vaksinave anti-Covid. Kosovarët deri më tani janë imunizuar me dozat e pranuara donacion nga Bashkimit Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por përkundër kësaj në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë në proces të lidhjes së kontratës, madje sipas tyre me disa prej kompanive janë edhe drejt finalizimit. Kritika karshi qeverisë së Kosovës për mosnënshkrim të kontratës për blerje të vaksinave ka adresua anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu. Deputeti i PDK-së, thotë se me këtë ritëm të vaksinimit Kosovës do i duhen 10 vite e gjysmë që të përfundoj procesi i imunizimit karshi koronavirusit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …