Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë pretendimet se uji i pijshëm në Kosovë është kacerogjen

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë pretendimet se uji i pijshëm në Kosovë është kacerogjen

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë pretendimet se uji i pijshëm në Kosovë është kacerogjen. “Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije, të bëra sot më 6 korrik 2017, të dhënat laboratorike për parametrat kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, sipas Udhëzimit Administrativ 16/2012. Në bazë të parametrave të analizuar, uji nga ujësjellësi është i pijshëm, brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i siguron qytetarët e Kosovës se ky institut ka kontroll të përhershme të cilësisë së ujit për pije si nga sistemet qendrore të furnizimit, ashtu dhe uji i ambalazhuar dhe nuk ka vend për shqetësim. Situata epidemiologjike është në kontroll të vazhdueshme nga ekipet e Institutit Kombëtar. IKShP-ja do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale, duke kërkuar nga organet relevante të avancojë dhe zgjerojë me prioritet spektrin e analizave laboratorike të ujit, ajrit dhe ushqimit”, është thënë në njoftimin e MSh-së. Gazeta italiane “Il fatto quotidiano”, dje ka botuar një shkrim në të cilin është thënë se uji në Kosovës është kacerogjen. Kjo e përditshme ka shkuar se kontingjenti italian me mision në Kosovë të paktën deri më 2016 ka pirë ujë kancerogjen. Mjeku ushtarak, Ennio Lettieri, ka theksuar se “uji i analizuar në vitin 2015 përmbante bromat, kancerogjen i klasës 2B, në sasi prej 65/97 mikrogramë-litër”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …