Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se numri i viktimave palestineze ka arritur në mbi 8 mijë njerëz. Kjo ministri, e cila udhëhiqet nga Hamasi ka saktësuar më tutje se 3 mijë e 300 prej tyre, janë të mitur dhe mbi 2 mijë gra. Radio Evropa e Lirë njofton se numri i viktimave që nga nisja e luftës, kalon numrin e viktimave që janë regjistruar nga Kombet e Bashkuara, madje edhe nga vlerësimet e Izraelit. Ministria e Shëndetësisë në Gazë javën e kaluar publikoi emrat dhe moshën e shumicës së viktimave të regjistruara dhe tha se disa nga trupat e pajetë ende nuk janë identifikuar.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …