Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, në kuadër të masave për parandalimin e virusit të gripit, ka vendosur që çerdhet, kopshtet dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën e ardhshme. Sipas kësaj ministrie, numri i qytetarëve me grip të paraqitur në qendrat shëndetësore është në rritje dhe për këtë arsye çerdhet, kopshtet dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura në datat 4-7 janar. “Moti i ftohtë në ditët në vazhdim krijon kushte të favorshme për përhapjen e virusit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …