Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth koronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës. “Ju njoftojmë, se deri më tani, në Kosovë, nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit Covid-19 në Kosovë. Të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara. Me të përfunduar të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultatet”, është thënë në njoftimin e MSH-së.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …