IKSHPK dhe MSH apelojnë qytetarët që janë testuar pozitiv me virusin të qëndrojnë mbyllur dhe pa kontakte me të tjerët

Ministria e Shëndetësisë vendos sot për masat e reja anti-COVID-19

Sot do të mblidhet komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19 për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e masave të reja. Masat kanë për qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të dërgonte në kufizime edhe më të mëdha. Gjatë takimit që do të mbahet, komiteti ka paraparë të shqyrtojë disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës vazhdon të ju bën thirrje qytetarëve të vendit që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat në fuqi lidhur me kontrollin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …