Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njofton se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit për çështjen e mosnjohjes reciproke të certifikatave të ADR-së mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë mbetet në fuqi, deri në arritjen e një marrëveshjeje për njohjen reciproke me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, njofton kumtesa ministrore. MTI, përmes kumtesës, bën me dije se spekulimet e përhapura në mediet serbe gjatë ditës se djeshme se Qeveria e Kosovës gjoja ka tërhequr masat e reciprocitetit të vendosura me 21 mars 2016, për mosnjohjen e certifikatës së ADR-së për automjetet dhe për shoferët, të lëshuara nga autoritetet Serbe për transportuesit e Serbisë të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë, janë të pavërteta, thuhet në sqarimin e MTI-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …