Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Turizmit me aktivitete në qytetin e Pejës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Turizmit me aktivitete në qytetin e Pejës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sot, ka shënuar Ditën Botërore të Turizmit me disa aktivitete të organizuara në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe me shoqatat turistike të Kosovës. Hapjen zyrtare të këtij aktiviteti i bëri ushtruesja e detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi. Ajo theksoi se ministria që ajo e drejton i ka dhënë prioritet zhvillimin në turizmit me gjëra konkrete, duke themeluar Departamentin e Turzmit. “Për të dëshmuar përkushtimin ndaj turizmit, si sektor strategjik i zhvillimit ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka themeluar Departamentin e Turizmit, për të mundësuar që të iniciohen dhe zhvillohen politika të favorshëm si dhe për të promovuar Kosovën si destinacion turistik. Ndër tjerash, gjatë këtij viti, kemi filluar edhe me krijimin e infrastrukturës ligjore si një bazë për zgjerimin e ofertës turistike dhe sigurinë e turistëve si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre”, deklaroi ministrja Krasniqi.

Ajo ka treguar edhe për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me Agjencinë Japoneze të Turizmit, në kuadër të shkëmbimit të përvojave me vendet mike. “Vëmendje të veçantë po i kushtojmë zhvillimit të marrëdhënieve të mira me vendet mike në mënyrë që Kosova të jetë një destinacion i veçantë i turizmit. Së fundmi kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit me Agjencinë Japoneze të Turizmit, ku synohet shkëmbimi i dyanshëm i informatave, përvojave dhe njohurive në fushën e turizmit përmes rritjes së numrit të turistëve ndërmjet dy vendeve”, theksoi Krasniqi. Iniciativat e reja të MTI-së për zhvillimin e turizmit të Kosovës do të ndikojnë që Kosova të jetë destinacion i rëndësishëm turistik.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …