Ministria e Tregtisë shënon Ditën Botërore të Standardeve

Dita Botërore e Standardeve 2019 u shënua, të mërkurën me 16 tetor, në Prishtinë nga Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI). Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa, tha se AKS-ja ofron shërbime sa më të afërta për bizneset dhe palët tjera të interesit. Jupa theksoi se MTI-ja mbështet agjencinë pandërprerë në ngritjen e kapaciteteve të saj si dhe në plotësimin e Ligjit për Standardizim përmes udhëzimeve administrative që standardet të implementohen në shkallë të dëshiruar. “Standardet janë në shërbim të globalizimit të tregut duke ofruar konkurrueshmëri të ndershme, që produktet të jenë cilësore dhe të sigurta”, tha Jupa. Ndërsa, udhëheqësi i Ekipit për Seksionin e Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Zyra e BE-së në Kosovë, George Papagiannis tha se sot në Ditën Botërore të Standardeve po shprehim mirënjohjen ndaj punës që bëjnë mijëra ekspertë që zhvillojnë standarde në mbarë botën dhe i shkëmbejnë ato vullnetarisht. Standardizimi Evropian ka rëndësi të madhe në tregun e përbashkët të BE-së, tha Papagiannis, dhe që kontribuon në integrimin e këtij tregu dhe mbështet konkurrueshmërinë, krijimin e vendeve të punës, inovacionin dhe industritë. Sipas AKS-së, kërkesa për standarde në Kosovë çdo vit shënon rritje. Ndërsa, gjatë vitit të fundit, agjencia ka nënshkruar marrëveshje me organizatat evropiane të standardizimit CEN CENELEC, për të siguruar qasje në standardet evropiane. Drejtori i Përgjithshëm i AKS-së, Hafiz Gara prezantoi Strategjinë pesë-vjeçare të agjencisë – “Një vizion i ri në standardizim”. Agjencia Kosovare e Standardizimit përkrahet nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, “Lëvizja e Lirë e Mallrave” me praktikat më të mira evropiane të standardizimit, si një ndër shtyllat më të rëndësishme të infrastrukturës së cilësisë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen …