Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka arritur marrëveshje me shtëpitë botuese lidhur me furnizimin me libra për nxënësit dhe mësimi do të fillojë për dhjetë ditë. Ministrja, Arbërie Nagavci në një konferencë për medie ka bërë me dije se janë duke e shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore të kalojë në llogaritë e prindërve. Por nuk dihet se kur do t’u dalin parat prindërve për t’ua blerë librat fëmijëve të tyre. Për t’i përfituar këto para për libra, prindërit duhet të aplikojnë në e-Kosova. Zonja Nagavci ka shtuar se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore për vite me radhë ka qenë mjaft sfidues, për shkak të shumë sfidave. Duke reaguar lidhur me këtë lajm, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mbi 300 mijë familje të vendit do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …