Ministria për Komunitete dhe Kthim premton mbështetje për familjet me nevojë në komunën e Deçanit

Zëvendës Ministri i Ministrisë për komunitete dhe Kthim Milazim Gashi, është pritur nga i pari i  komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i Drejtorisë për Shëndeti Punë dhe Mirëqenie Sociale z.Ibrahim Selmanaj dhe zyrtar të zyrës për kthim dhe komunitete në komunë e Deçanit. Kryetari Ramosaj e njoftoi Gashin lidhur më vështirësitë që hasin për të ju siguruar një vendbanim ose një ndihmë sado të vogël familjeve më nevojë duke mare parasysh së komuna e Deçanit ka një buxhet të limituar dhe kërkesat për këtë kategori janë jashtëzakonisht të mëdha, andaj  kërkoi nga Gashi që në planifikimet buxhetore të kësaj ministrie të kenë prioritet edhe kërkesat e komunë së Deçanit. Zëvendësministri Gashi tha se jam këtu për të marre shqetësimet dhe kërkesat tuaja bashkë më zyrtarët përgjegjës të dikastereve përkatëse Ministria për Komunitete dhe Kthime gjatë këtij viti ka planifikuar që në gjithë territorin e republikë së Kosovës të ndërtoi 400 shtëpi, për komunë e Deçanit janë parapa që të ndërtohen 13 prej tyre duke ndarë në proporcion të njëjtë komunitetin Shqiptar, Boshnjak, RAE , Malazez që jetojnë në Komunë e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …