Ministrija e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se në Ditën Botërore të Autizmit, si në çdo ditë tjetër duhet të punojmë në sensibilizimin e shoqërisë për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri. “Si institucione dhe shoqëri duhet të bëjmë më shumë për këtë kategori, në trajtimin dinjitoz të tyre në qendrat ekzistuese të trajtimit dhe hapjen e qendrave të reja trajtuese në çdo komunë”, ka shkruar ajo. Tutje, ministrja, thotë se përmes programeve të veçanta të edukimit, përkrahjes financiare e integrimit në shoqëri, ata mund t’i bëjnë të ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre. “Ata kanë nevojë për mbështetjen, respektin dhe dashurinë tonë”, ka përfunduar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …