Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian. znj.Natalija Apostollova. Pasi i dëshiroi mirëseardhjen në Kosovë, ministri Çollaku shprehu përkushtimin e institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në drejtim të avancimit të agjendës evropiane për Kosovën. Gjatë takimit ministri e ka njoftuar znj. Apostolova për angazhimet lidhur me zbatimin e MSA-së, rezultatet e para të së cilës kanë filluar të formësohen, duke shtuar se kjo është agjendë e reformave, e cila pritet të dinamizohet gjatë muajve në vazhdim.
