Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare. Kjo marrëveshje bënë koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të kontrolleve zyrtare që lidhen me ushqimin, ushqimin për kafshë, veterinarinë, shëndetin dhe mbrojtjen e bimëve sa i takon eksportit midis dy vendeve. Sipas kësaj marrëveshje, autoritetet kompetente do të bashkëpunojnë për aktivitetet prioritare në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare, si harmonizimi dhe përditësimi i të gjitha modeleve të certifikatave që shoqërojnë produktet ushqimore, ushqimin për kafshë, kafshët e gjalla, bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera me origjinë nga të dy vendet (Shqipëri dhe Kosovë) si dhe certifikatat që shoqërojnë produktet ushqimore, ushqimin për kafshë, kafshët e gjalla, bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera me origjinë nga vende të tjera dhe eksportohen ndërmjet të dy vendeve sipas legjislacionit në fuqi të secilës palë.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …