Ministri i Diasporës me rastin e fillimit të muajit të agjërimit ka thënë se “Jemi në prag të muajit të Ramazanit dhe kjo, për të gjithë besimtarët islam, ka një domethënie të veçantë. Është muaji i sakrificës, lutjeve dhe mëshirës. Çdo gjë, gjatë këtij muaji, ka vlerë shumëfish më të madhe. Prandaj, njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, vizitave tek njëri-tjetri, lënien anash të mospajtimeve etj., synojnë ta arrijnë kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit me të cilët rrethohen”, ka thënë Murati. “Unë, duke u frymëzuar nga këto synime fisnike, uroj nga zemra që ky muaj të jetë muaj i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ua uruar muajin e Ramazanit, më lejoni të ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju, familjet dhe miqtë tuaj. Le të jetë ky muaj shembull i mënyrës së të jetuarit në paqe e harmoni! Ju lutem pranoni urimet më të ngrohta nga unë dhe familja ime!
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …