Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka zhvilluar një vizitë në estoni ku është pritur nga autoritetet më të larta të këtij vendi. Gjatë takimit me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, pasi falënderoi shtetin estonez për mbështetjen e dhënë për Kosovën, Reshitaj vlerësoi se Estonia është shembull i qeverisjes së mirë, e qeverisjes dhe i një shteti të gjelbër që menaxhon në mënyrën më të mirë mbeturinat dhe ku qytetarët të gjitha shërbimet i kryejnë përmes internetit. Nga ana tjetër presidentja estoneze falënderoi ministren Reshitaj për pjesëmarrje në konferencën botërore të mjedisit dhe u shprehë e gatshme që të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik. Sipas një komunikate të Ministrisë së Mjedisit, pas takimit me presidenten, Reshitaj takoi homologun e saj estonez Siim Kiisler, me të cilin biseduan për politikat e mjedisit që ka ndërmarrë Estonia e të cilat do të kishin impakt pozitiv edhe në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …