Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Maqedoni. Me këtë rast ministrja Reshitaj është takuar me homologun e saj ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Sadulla Duraki, raporton Ekonomia Online. Kryesuesja e MMPH pas takimit me Durakin tha se qëllimi i këtij takimi është dakordimi mes dy shteteve për mbrojtjen e mjedisit. Ajo gjithashtu tha se duke pas parasysh që të dy shtete kanë për qëllim integrimin evropian do të bashkëpunojnë që të lehtësojnë rrugën drejt Bashkimi Evropian. Ndërsa ministri i MMJPH-së Sadulla Duraki tha se në këtë takim ndër të tjera kanë biseduar edhe për harmonizimin e politikave mes dy qeverive si dhe finalizimin e tyre përmes një memorandum bashkëpunimi i cili sipas tij, do të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. Ministrja Reshitaj gjatë vizitës së saj në kryeqytetin maqedonas do të takohet edhe me zv.kryeministrin Hazbi Lika si dhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.
