Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Udhëzimin e ri administrativ, nëpërmjet të cilit janë ulur tarifat noteriale. Oda e Noterëve të Kosovës, në një reagim publik e ka vlerësuar aktin një “vendim të ngutshëm” të ministres Haxhiu. “Nuk ka dyshim se zvogëlimi i tarifave noteriale do të ndikoj në zvogëlimin e numrit të të punësuarve dhe stafit ndihmës, gjithashtu kjo zbritje do të ndikoj edhe në të ardhurat e atyre të cilët do të vazhdojnë të punojnë në zyrat noteriale, ngase të gjitha shpenzimet rreth zyrave noteriale përfshirë edhe stafin, si të vetmin burim hyrje i kanë këto tarifa tani të ulura. Nënshkrimin e këtij udhëzimi me ulje të tarifave noteriale pas 10 viteve punë, kur të gjitha shërbimet dhe kostot tjera për këtë periudhë janë rritur, e konsiderojmë të ngutshëm, të pa analizuar mirë dhe të pa mbështetur në analizat dhe raportet ndërkombëtare të prezantuara në grupet punuese”, është thënë në reagimin e Odës së Noterëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …