A. Nagavci

Ministrja, Arbërie Nagavci dhe ministri, Hekuran Murati, do të intervistohen në Komisionin Hetimor për tekstet shkollore

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vtiin shkollor 2023/2024 miratoi dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve. Në mbledhje komisioni vendosi që të enjten të ftojë për intervistim, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati. Ndërkaq u vendos që javën e ardhshme të intervistohen përfaqësuesit e DKA-ve dhe shtëpive botuese. Propozimin që procesi i intervistimit të fillojë me ministrat e dha deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza. Vendimin mirëpriti deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati janë përgjegjësit kryesorë për çka edhe  është themeluar ky komision.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …