Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në panelin ”Lufta kundër papunësisë përmes ndërmarrësisë”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të Javës Globale të Ndërmarrësisë. Në fjalën e saj, ministrja Bajrami foli për angazhimin e Qeverisë së Kosovës rreth luftës kundër papunësisë në Kosovë, përmes fuqizimit të sektorit privat dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve kosovare, si gjeneruesit kryesorë të krijimit të vendeve të punës në vendin tonë, programeve dhe projekteve për trajnimeve specifike bazuar nga kërkesat në sektorë të ndryshëm të bizneseve, internship biznesi, harmonizimin sa më mirë të tregut të punës me arsimimin në Kosovë, subvencioneve për kurse intensive profesionale për studentë, pajisje me certifikata kredibile për vende të reja pune, qasje në financa etj. Në fund ajo shtoi se gjithmonë ka sfida për ndërmarrësit e rinj dhe se MTI-ja është e përkushtuar në përmirësimin e ambientit të biznesit për ndërmarrësit e rinj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …