Ministrja Bajrami priti ambasadorin e ri jo rezident të Maltës, Godwin Paulis

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e ri jo rezident të Maltës, Godwin Paulis.

Ministrja Bajrami dhe ambasadori Paulis biseduan rreth intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve. Bajrami e informoi z. Paulis rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët nga Malta.

Në anën tjetër, z. Paulis shprehu mbështetjen e qeverisë së Maltës për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën si dhe rritjen e investimeve të kompanive nga Malta në vendin tonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …