leoni

Ministrja Bajrami takoi ambasadoren e Kosovës në Zagreb, Shkëndije Geci-Sherifi

Ministrja Bajrami në kuadër te punimeve te Kongresit Botëror te Turizmit që po mbahet në Zagreb, i bëri edhe një vizitë Ambasadës së Kosovës në Zagreb, me ç ‘rast takoi sot edhe ambasadoren e Kosovës në Kroaci, znj. Shkëndije Geci-Sherifi. Ministrja Bajrami e njoftoi ambasadoren me ecurinë e kongresit dhe potencialit bashkëpunues të identifikuar gjatë këtyre punimeve me theks të veçantë me Republikën e Kroacisë. Meqë të dyja qeveritë, ajo e Republikës së Kosovës dhe e Kroacisë, janë dakorduar në mënyrë të vazhdueshme per avancimin e bashkëpunimit ekomomik, ministrja Bajrami sugjeroi që të fillojnë përgatitjet për organizimin një forumi ekonomik në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës pasi që vlerësuan se Kroacia si vend mik ka mjaftë potencial për të investuar në Kosovë. Ministrja e falënderoi ambasadoren për përfaqësimin e denjë diplomatik që ajo po i bën vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …