Pas takimit dhe bisedave të zhvilluara me delegacionin faktmbledhës të Bashkimit Evropian për vizat, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka shfaqur besimin e saj se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund shkojnë në BE pa viza. Ajo ka deklaruar se për ditë me radhë është takuar dhe ka biseduar me delegacionin vlerësues të BE-së, për kriterin e fundit për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se presin një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka shtuar më tutje se institucionet kanë bërë një punë të madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave por se lufta kundër këtyre dukurive do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …