Ministrja Hoxha në takim me homologët e saj të Evropës qendrore theksoi se reformat që po ndërmerren në Drejtësi në Republikën e Kosovës, janë në koordinim dhe me asistencën e BE-së në mënyrë që këto reforma të jenë edhe një hap më afër integrimeve evropiane. Me ftesë të Ministrit federal austriak të Drejtësisë, Dr. Wolfgang Brandstetter, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e fund vitit të ministrave të Drejtësisë të Evropës qendrore. Në këtë takim, diskutimet mes Ministrave u fokusuan në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të Evropës qendrore.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …