Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ata biseduan për situatën e përgjithshme në vendin tonë si dhe për bashkëpunimin e deritashëm në mes të Britanisë së Madhe dhe Kosovës dhe rritjes së tij në të ardhmen. Ministrja, Dhurata Hoxha tha se do të përkushtohet qё tё punojë me intensitet tё shtuar për të kthyer besimin në drejtësi dhe de politizimin e sistemit të drejtësisë. Nga ana tjetër, ambasadori, Ruairi O’Connell theksoi se është interes i Mbretërisë së Bashkuar që Kosova të ketë një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …