Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues Ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Ministrja Hoxha, uroi Ambasadorin Sardi për detyrën e re dhe shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Ambasadori italian shprehu mirënjohjen e tij për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Italian për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofroi ndihmë në rrugën e integrimit evropian, duke vlerësuar se perspektiva evropiane është e garantuar për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Italisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë në sektorin e drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …