Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë të cilët njoftoi me aktivitetet e ministrisë që drejton veçmas sa i përket procesit të rishikimit të sektorit të sundimit të ligjit, si dhe procesit të rishikimit të legjislacionit për përgjegjësitë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë. Ndërkohë, kryesuesi i delegacionit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së Shqipërisë, Gjin Gjoni, e falënderoi ministren Hoxha për mikpritjen dhe e njoftoi për procesin e reformave në drejtësisë në Republikën e Shqipërisë. Në fund të takimit Ministrja Hoxha, vuri në pah se takimet e tilla dhe bashkëpunimi në mes të institucioneve respektive, është i mirëseardhur dhe na mundëson shkëmbim të përvojave të ndërsjella.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …