Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka bërë drejtor të Akademisë Diplomatike ish-zyrtarin ligjor të Ministrisë së Diasporës, Behar Ismën. Në kundërshtim me çdo praktikë të deritashme, Isma që do të jetë një prej njerëzve kryesorë në përgatitjen e diplomatëve është bërë drejtor i Akademisë Diplomatike pa qenë pjesë e diplomacisë, pa përvojë diplomatike si drejtor në ndonjë nga Departamentet Politike të MPJ-së, pa qenë në misione diplomatike, pa pasur kualifikim akademik dhe pa gradë diplomatike. Megjithatë, siç mëson Demokracia.com, Behar Isma ka vlera të tjera që i kanë ndihmuar të ngjitet në krye të Akademisë Diplomatike, pasi që ai është bashkëshorti i ish-asamblistes së Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Rahovecit, Vjosa Ismës, e cila ishte kuvendare komunale në mandatin e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …